Rreth Nesh
Banka e Farave është një organizatë e dedikuar për mbledhjen, ruajtjen dhe promovimin e farave tradicionale shqiptare dhe teknologjive të qëndrueshme bujqësore. Qëllimi ynë është të mbrojmë trashëgiminë natyrore dhe të mbështesim fermerët e rinj në praktikat ekologjike.
Misioni ynë
Misioni ynë është të ruajmë, mbrojmë dhe promovojmë trashëgiminë bujqësore shqiptare përmes ruajtjes së farave tradicionale dhe edukimit të brezave të rinj mbi rëndësinë e biodiversitetit bujqësor. Vizioni ynë është të krijojmë një rrjet shkollash dhe komunitetesh që kujdesen për pasuritë bimore lokale, duke ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të lidhur me rrënjët tona. Gjithashtu kemi si qëllim ndërtimin e urave mes traditës dhe inovacionit, duke kthyer ruajtjen e farave në një mundësi të re zhvillimi dhe ndërmarrjeje për të rinjtë në Shqipëri .
Histori e shkurter
Në dekadat e fundit, shumë varietete tradicionale të farave janë zhdukur për shkak të përdorimit të lartë të farave hibride dhe industrializimit të bujqësisë. Kjo rrezikon jo vetëm biodiversitetin, por edhe sigurinë ushqimore dhe kulturën bujqësore të vendit. Banka e Farave lindi si një përgjigje komunitare ndaj këtij rreziku – duke u kthyer në një hapësirë mësimore, kulturore dhe praktike ku ruajtja e farave bëhet me dashuri, dije dhe përfshirje të të rinjve. Kështu, nën udhëheqjen e Centre for Competitive Skills (CCS), nisi iniciativa e krijimit të një Banke autoktone të Farave, e cila sot shërben si mjet edukimi, ruajtjeje dhe inovacioni. Nxënësit e Shkollës Profesionale “Mihal Shahini” u angazhuan në mbledhjen dhe ruajtjen e farave vendase në bashkëpunim me fermerët lokalë, ndërsa nxënësit e Shkollës “Gjergji Canco” morën përsipër ndërtimin e platformës digjitale, duke sjellë farat më afër komunitetit përmes teknologjisë. Kjo iniciativë është bërë e mundur në kuadër të projektit INNOVET 2.0 – Prej farave drejt zgjidhjeve: Fuqizimi i të rinjve përmes AFP, ku nxënësit jo vetëm ruajnë farat, por i kthejnë ato në ide për të ardhmen, duke ndërtuar një platformë digjitale që u mundëson të gjithëve akses në këto varietete.
Kush jemi ne?
Ne jemi një bashkësi nxënësish, mësuesish dhe ekspertësh të apasionuar pas natyrës dhe trashëgimisë sonë bujqësore:
• Centre for Competitive Skills (CCS) – si partner drejtues, që koordinon të gjitha aktivitetet e projektit.
• Nxënës dhe mësues të shkollës profesionale “Mihal Shahini” – të angazhuar në mbledhjen dhe ruajtjen e farave në
bashkëpunim me fermerët lokalë.
• Nxënës dhe mësues të shkollës profesionale Teknike “Gjergj Canco” – të cilët kanë ndërtuar këtë platformë digjitale të bankës së
farave.
Kjo nismë është pjesë e projektit INNOVET 2.0 – From Seeds to Solutions: Youth Empowerment Through VET, një program i
mbështetur nga GIZ në kuadër të “Regional Challenge Fund” dhe të iniciativës më të gjerë për modernizimin e arsimit dhe
formimit profesional në Ballkanin Perëndimor.
Përmes këtij projekti, INNOVET 2.0 synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet shkollave të AFP-së dhe sektorit privat, të
promovojë ndërmarrësinë, të forcojë përfshirjen e të rinjve dhe të lidhë arsimin profesional me zgjidhje reale për sfida
mjedisore dhe sociale.
Pse është ndryshe kjo platformë?
• Të rinjtë janë në qendër të inovacionit, nga mbledhja e farave deri te ndërtimi i zgjidhjeve teknologjike.
• Nisma ka një qasje sipërmarrëse dhe bashkëpunuese, që lidh shkollat profesionale, universitetet dhe fermerët në një
mision të përbashkët.
• Fokusi është i dyfishtë: mbrojtja e trashëgimisë bujqësore dhe fuqizimi i të rinjve me aftësi për të ardhmen.